
Këtë të hënë është hapur gara për kreun e ri të Policisë së Shtetit, për drejtuesit e 12 qarqeve dhe të strukturave kyçe të policisë.
Përzgjedhja e drejtorëve të rinj do të bëhet në bazë të profilit të tyre profesional dhe meritës në punë.
Këtë fakt e përkrah kryetari i Sindikatës së Policisë së Shtetit, Sadedin Fishta, i cili për ‘MCN live”, thotë se pikërisht përzgjedhja e drejtorit të ri të Policisë u bë shkas për futjen e ligjit të ri.
Sipas tij, ky ligj rrit fashën e efektivëve që konkurrojnë në poste drejtuese.
Përzgjedhja e drejtorit të ri të Policisë u bë shkak i futjes së Ligjit të ri për Policinë së Shtetit.
Ligji i ri përcakton saktë praktikën e përzgjedhjes së Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë dhe të gjithë kriteret kush ka të drejtë të kandidoj për detyrën e drejtorit.
Ky ligj rriti fashën e punonjësve të policisë deri në nivelin e drejtuesit për të marrë pjesë si kandidat në zgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm, pra fasha e numrit të kandidatëve u zgjerua me ligjin e ri.
Largimi i drejtorit erdhi si rezultat i po këtij ligji i cili detyronte që të linte vakant vendin e drejtorit me qëllim që më pas e gjithë praktika shkresore ti vazhdonin t’iu hapnin rrugë për të bërë të njëjtën procedurë për përgjigjen e drejtuesve të tjerë deri në nivel komisariati.
Për kryetarin e Sindikatës së Policisë, z.Fishta, e mira e ligjit krahasuar me kohët e mëparshme është se të gjithë drejtuesit e komisariateve dhe jo vetëm do të kalojnë në një sitë në komision.
E gjitha kjo sipas tij, bazuar në përformancën dhe përvojën e tyre gjegjëse.
Është ndryshe se më parë se është vendosur që edhe shefat e komisariateve të mandatohet me një periudhë të caktuar, dhe të përgjithshme përmes komisioneve. Ndryshe sa ka qenë më përpara qe emëroheshin nga drejtuesit e policisë, tani ato do kalojnë në një sitë tjetër në komision duke konkurruar me performacën dhe përvojën që kanë për vendin nga shefi i komisariatit deri te drejtorët e Policisë së Shtetit.
Kjo do ti japë mundësi që ti shikojmë edhe njerëz të rinj në drejtimin e policisë.
Fakti që ne tërë policinë do ketë rifreskim të drejtuesve të policisë, vetëm ne strukturat e policisë janë 62 shefa komisariatesh ne shkallë vendi të cilët të gjithë do të kalojnë në komision për të siguruar një mandat për të drejtuar komisariatet.



