
Petrit Selmani, zëvendës trajner i KF Iliria tha në studion e MCN Informacion se kategoria e dytë nuk duhet të nënvlerësohet më sepse është një kategori shumë e vështirë me skuadra që luajnë fort.
Sipas Selmanit, kësaj kategorie i duhet dhënë më shumë hapësirë që të ndiqet nga sportdashësit.
Kategoria e dytë nuk duhet të nënvlerësohet sepse është kategori shumë e vështirë sepse ka skuadra që luajnë goxha fort në fushat e tyre. Terreni nuk na lejon të luajmë lojën tonë. Luhen me topin e ngjatë. Ngjitja në kategorinë e parë ishte emocion i papërshkrueshëm. Kategoria e dytë duhet të ketë të drejta televizive. I duhet dhënë një mundësi që të shihet.
Futbollisti Adolf Selmani tha se kampionatin e fiton ai që gabon më pak.
Këtë sezon luftuan shumë. Diferenca janë të shumë të vogla në këtë kategori sepse dhe terrenet janë të tilla që kushdo mund në nxjerrë problem. Kampionatin e fiton ai që gabon më pak. Çelësi i suksesit ka qenë serioziteti, fryma e grupit, trajnerit.



