Rritja e çmimeve në bujqësi/ Vuksani: Duhen masa emergjente për uljen e çmimit të naftës për fermerët (VIDEO)

Rritja e çmimeve në bujqësi/ Vuksani: Duhen masa emergjente për uljen e çmimit të naftës për fermerët (VIDEO)

Rritja e ndjeshme e çmimeve në tregun vendas po rëndon jo vetëm konsumatorët, por edhe vetë bazën e prodhimit bujqësor, fermerët. 

 

Eksperti i bujqësisë, Gjok Vuksani, në një lidhje me studion e lajmeve në MCN TV, ka ngritur alarmin për situatën, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet.

 

Sipas tij, rritja e çmimit të naftës ka goditur drejtpërdrejt kostot e prodhimit në bujqësi, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë punimin e tokës.

 

Situata është shumë e vështirë si për konsumatorët, ashtu edhe për fermerët. Baza e gjithë kësaj krize qëndron te rritja e çmimit të naftës. Toka nuk mund të punohet me 220 lekë për litër naftë.

 

Ai theksoi se përveç karburantit, janë rritur ndjeshëm edhe inputet e tjera bujqësore si plehrat kimike, pesticidet dhe farat, duke çuar në një rritje të përgjithshme të kostove me 30-40%.

 

Këto kosto, sipas tij, transferohen më pas te konsumatori, duke e bërë çmimin final të produkteve ushqimore gjithnjë e më të papërballueshëm.

 

E gjithë kjo rritje kostoje përfundon te qytetari. Sot produktet bujqësore po bëhen gati të papërballueshme për shumë familje.

 

Eksperti ngriti shqetësimin edhe për mungesën e masave konkrete nga ana e institucioneve për të lehtësuar këtë situatë.

 

Në analizën e tij, Vuksani evidentoi dy problematika kryesore: rritjen e kostos së prodhimit vendas dhe ndikimin e importeve në treg.

 

Nga njëra anë kemi prodhimin vendas që po shtrenjtohet për shkak të kostove, dhe nga ana tjetër produktet e importit që në disa raste mund të abuzojnë me çmimet.

 

Si zgjidhje, ai propozon rikthimin ose forcimin e skemave mbështetëse për fermerët, veçanërisht për naftën, e cila sipas tij ka qenë ndër më të rëndësishmet ndër vite.

 

  • Duhet një masë emergjente për të reduktuar çmimin e naftës. Skema e mbështetjes për naftën ka qenë ndër më të mëdhatë, me deri në 25 mijë përfitues, duke përbërë një pjesë të konsiderueshme të mbështetjes për fermerët. 

 

  • Skema duhet të bazohen në studime të mirëfillta për të vlerësuar efektin real në zhvillimin e bujqësisë dhe për të garantuar përdorimin efikas të fondeve publike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy