Vaksinimi i efektivëve të policisë në Shqipëri, deri më tani ka arritur shifrën 20 mijë të vaksinura, kë bërë të ditur sot ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Ministrja thotë se vaksinimi masiv në të gjithë vendi ka kaluar shifrën e 612 mijë në total.
Ajo thekson se qeveria është e vendosur të vijojë me ritme të shpejta për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda muajit qershor.
“Rreth 20 mijë vaksinime janë kryer për uniformat blu në të gjithë vendin, teksa vaksinimi masiv ka kaluar 612 mijë vaksinime për qytetarët më të rrezikuar.
Jemi të vendosur të vijojmë me ritme të shpejta, për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda qershorit”, shkruan ministrja.



