Avokati Redon Meksi tha në studion rezultatet e Censit duhet të kishin dalë një ditë pasi procesi përfundoi duke qenë se gjithçka u bë online. Sipas Meksit kjo pritje deri në qershor të lë dyshimin se ka manipulim.

Censi ishte online, live, çdo e dhënë që fuste ai punonjësi shkonte direkt në qendër. Shifra duhet të kishte dalë të nesërmen, se ishte e gjitha online. Shkonin të dhënat në kohë reale. Kjo pritje deri në qershor të lë dyshimin se kemi manipulim.
Janë 400 e ca mijë shqiptarë më pak, kur duhet të ishte rritur. Kemi qenë popullsia më e re. Paguajmë 600 mijë njerëz në pension. ¼ e popullsisë janë pensionistë.
Nuk po ikin të varfrit, po ikën shtresa e mesme. Qeveria ka pasur sulmin më të madh ndaj shtresës së mesme. Është luftë e hapur, nuk ka teori konspiracioni.



