Që nga fillimi i ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë, Bashkimi Europian ka qenë importuesi kryesor i lëndëve djegëse nga Rusia, për një vlerë prej 85 miliardë eurosh.
Sipas Qendrës për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër, një qendër kërkimore finlandeze, të ardhurat e përgjithshme të Moskës nga eksportet e naftës, gazit dhe qymyrit arritën në 158 miliardë euro nga shkurti në gusht, krahasuar me 100 miliardë euro që, sipas vlerësimeve, kushtoi lufta Kremlini.
Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë, nisi më 24 shkurt dhe që nga ai moment ka qenë në pikëpyetje çështja e sigurisë së energjisë, për shkak të sanksioneve të vendosura dhe kushtëzimit të furnizimit nga Moska.



