Hoxha: Po të heqësh propagandën, në komunizëm punohej profesionalisht me filmat  

Hoxha: Po të heqësh propagandën, në komunizëm punohej profesionalisht me filmat  

Dramaturgu dhe shkrimtari i njohur Bashim Hoxha bëri me dije në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se së shpejti do të vijë me një skenar në një film të ri.  I pyetur përse të rinjtë janë të apasionuar pas filmave të komunizmit, Hoxha tha se nëse heq ideologjinë dhe propagandën, ishin filma të realizuar mirë teknikisht. Hoxha tregoi se për një film mori kritika nga gazeta “Zëri i Popullit”.

Po të heqësh ngarkesat ideologjike, propagandën, pjesa tjetër teknike punohej profesionalisht. Punohej profesionalisht për skenarin, regjinë, quhej gjini e rëndë që nuk bëhej për argëtim. Dhe është krijuar lidhja e përkohshme. ‘Në çdo stinë’ është një prej filmave të mi më popullor. “Plumba Perandorit” nuk është dhënë shpesh. Në atë kohë kur doli filmi na kritikoi “Zëri i Popullit”. Sepse nuk dilte roli i komunistëve siç duhet. Sepse kishim shumë krijim në ngjarjen historike. Por ne bëmë një film nuk bëmë një monografi. Nuk jam marrë përgjithësisht me temat komuniste. Jam marrë me temat e rinisë. Kam kërkuar disa tema që s’ngarkoheshin me shumë propagandë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy