Presidenti i ri i ekstremit të djathtë të Argjentinës është zotuar se do të trajtojë “shokun ekonomik”, në fjalimin e tij të parë pas marrjes zyrtarisht të detyrës.
Javier Milei paralajmëroi argjentinasit "nuk ka para" dhe u angazhua për një program masash të ashpra shtrënguese. Populisti “outsider” fitoi në zgjedhjet e nëntorit, me premtimet radikale për të riparuar ekonominë e sëmurë të kombit të Amerikës së Jugut.
Inaugurimi i Milei u mbajt në Buenos Aires të dielën. Në fjalimin e mbajtur, ai tha se do të zhbënte "dekada dekadence" me shkurtime të thella të shpenzimeve, me qëllim uljen e borxheve të mëdha publike dhe inflacionin, që tani ka shkuar mbi 140%.
“Përfundimi është se nuk ka alternativë ndaj masave shtrënguese dhe nuk ka alternativë ndaj trajtimit të shokut,” tha Milei.
"Ne e dimë se në një afat të shkurtër situata do të përkeqësohet. Por më pas do të shohim frytet e përpjekjeve tona”, shtoi ai.



