Unaza e Re, banorët përplasen me policinë. 12 të plagosur në spital, PD: Dhunë kriminale (FOTO/VIDEO)

Unaza e Re, banorët përplasen me policinë. 12 të plagosur në spital, PD: Dhunë kriminale (FOTO/VIDEO)

Banorët e Astirit e kanë pritur me protestë ndërhyrjen e IKMT për shembjen e banesave të tyre.

Nuk kanë munguar përplasjet fizike. Banorët i kanë goditur me gurë dhe sende të forta efektivët e policisë.

Ndërsa uniformat blu janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës. 

Raportohet për disa të shoqëruar në komisariat, megjithatë nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga policia.

Lëndohen 7 protestues dhe 5 efektivë policie

Ndërkohë, Spitali Universitar i Traumës bën me dije se aktualisht po marrin shërbim 12 persona, nga të cilët 5 efektivë policie dhe 7 protestues, të lënduar në zonën e Astirit. Asnjë prej personave të lënduar nuk është në rrezik për jetën. Spitali është në gatishmëri të plotë.

Bllokohen dy kahet e rrugës 

Policia Rrugore e Tiranës ka bllokuar përkohësisht lëvizjen në të dy kahet e Unazës së Re.

Sipas Policise Rrugore, bllokimi do të vijojë deri në përfundim të aksionit të IKMT për shembjen e disa objekteve, që do t’i hapin rrugë projektit të ri.

“Ky devijim bëhet për të shmangur rrezikun gjatë lëvizjes në këtë aks, ku po punohet me mjete të rënda. Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e gjithë qytetarëve, për vështirësitë që mund të hasin gjatë këtij bllokimi të përkohshëm”, njofton policia.

IKMT: Do shemben 33 objekte

IKMT me anë të një njoftimi bën të ditur se, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, Loti I. Janë 33 objekte që do të prishen, prej të cilave 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjërat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit. Objektet variojnë nga një deri në katër kate. IKMT mbështetet në këtë aksion nga Policia e Shtetit.

Policia: Distancohuni nga dhuna

Policia e Tiranës, në një njoftim lidhur me situatën e krijuar në zonën e Astirit, u bën thirrje banorëve të distancohen nga dhuna.

"Banorët kanë sulmuar me gurë, sende të forta dhe bomba moltov punonjësit e Policisë, të cilit ishin planizuar me shërbim. Si pasojë e sulmit mbi policinë janë plagosur 5 punonjës të Policisë nga FNSH-ja, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak. Policia e Shtetit u bën thirrje banorëve të distancohen nga dhuna dhe të mos bien pre e provokimeve, pasi do përballen me pasojat ligjore. Gjithashtu, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që janë prezent tek Unaza e Re, të mos nxisin banorët për të sulmuar forcat e Policisë dhe të shmangin deklaratat disinformuese. Policia Rrugore e Tiranës ka bllokuar përkohësisht lëvizjen në të dy krahët e Unazës së Re, deri në përfundim të aksionit të IKMT-së për shembjen e disa objekteve, që do t’i hapin rrugë projektit të ri", thuhet në njoftim.

Vokshi: Është kriminale dhuna mbi protestuesit

Përmes një komunikmi për gazetarët nga Spitali i Traumës, ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, tha se policia ka ushtruar dhunë ndaj banorëve të Astirit. Ish-deputetja Vokshi u shpreh se ka persona me kavilje të dalë dhe dhëmbë të thyer, ndërsa vijoi më tej duke thënë se PD do jetë pranë banorëve. “Kanë qenë mbi 50 gra dhe fëmijë. Nuk është dëshpëruese, është e tmerrshme dhe kriminale ajo që ka ndodhur sot. Ka nga ata që u ka dalë kavilja, pleq që i janë thyer dhëmbët nga dhuna e policisë, ka disa zonja që kanë djegie për shkak të gazit që është përdorur për to”, u shpreh Vokshi.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy