Ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, i është përgjigjur sërish deputetes Kejdi Mehmetaj në lidhje me reformën në arsim. Pasi deputetja e LSI-së e akuzoi për lidhje me oligarkinë e universiteteve private, Nikolla ka preferuar ta mbyllë debatin me një postim të shkurtër.
Statusi i Lindita Nikollës:
Kejdi, mesa duket nuk e kisha kuptuar se ke hyrë shumë thellë në rrugën e gënjeshtrave. Ti je shumë larg të qenit e edukuar në raport me të vërtetën!
Më vjen sinqerisht keq që paskam gabuar në vlerësimin tim në lidhje me ty. Gabimet e tua i kam menduar si mungesë përvoje dhe formimi, kur në fakt janë mungesë respekti për të vërtetën.
Unë e dashur Kejdi, Fakultetin e Shkencave të Natyrës, të Universitetit të Tiranës, e kam përfunduar në vitin 1989. Që nga koha kur jam bërë pjesë e politikës, mund të kem bërë gabime sa të duash, por kurrë nuk kam gënjyer. Çdokush bën zgjedhjet e veta: ti me gënjeshtrat si shans për të gjithë, unë me të vërtetat si sjellje me të gjithë. Këtu mbaron edhe komunikimi ynë publik. Le të presim 25 qershorin për të tjerat.



