“Agasi-Hyseni”/ Rama: Partnerët nuk kanë raportuar cenim të sigurisë kombëtare. Nuk mbaj përgjegjësi për çka gjykon drejtësia

“Agasi-Hyseni”/ Rama: Partnerët nuk kanë raportuar cenim të sigurisë kombëtare. Nuk mbaj përgjegjësi për çka gjykon drejtësia

Në konferencën e përbashkët me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Kryeministri Edi Rama nuk i shpëtoi pyetjes lidhur me arrestimin e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, si bashkëpunëtore e kreut të grupit të strukturuar kriminal të AKSHI-t, Ergys Agasi.

 

Ai deklaroi se deri dje korrupsioni ishte sistem, ndërsa sot sistemi ka aftësi vetëkorrigjuese dhe vetëpastruese falë ndarjes së pushteteve ku çdo pushtet bën punën e vetë.

 

Sipas tij, partnerët ndërkombëtarë nuk kanë raportuar për cenim të sigurisë kombëtare.

 

Rama shtoi se për përgjegjësitë individuale, nuk mund të përgjigjet si në komunizëm dhe se askush nuk merret në mbrojtje për pasojat e një veprimi që hyn në sferën e sistemit gjyqësor.

 

Materialet sensitive i duhen lënë gjykatës, procesi do të tregojë nëse ka cenim të sigurisë kombëtare apo raporteve që kanë të bëjnë me partnerët. Ajo që vjen nga shpërndarësit dhe agjitatorët, nuk ka ardhur deri tani nga asnjë partner. Flas për partnerët që kanë punuar dhe punojnë me SHISH, se ajo që i është bërë sistemit me atë metodë që u trajtua çështja është e paparë në historinë e botës. 

 

Pres që prokurorët të bëjnë të patrazuar punën e tyre, gjykata të bëjë punën e vetë dhe në fund do dalë rezultati. Përgjegjësia ime politike është një dhe vetëm një, që reforma në drejtësi të mos ndalet dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të mos ndalen dhe të gjitha ngacmimet që i bëhen institucioneve të shtetit të zhvillohet gjithnjë e më shumë si një mision i sistemit. 

 

Nëse për përgjegjësitë individuale duhet të përgjigjemi si në komunizëm, atë sistem e kemi ndryshuar. Nëse përgjegjësia lind për emërimin për faktin se i emëruari gjatë rrugës mund të bëjë gabim me vijën e sjelljes, kjo është një mënyrë të pari si në komunizëm. 

 

Ndërkohë që sot jetojmë në demokraci. Ndaj ne duhet të ndajmë me publikun qëllimet dhe të japim llogari për fondet që mblidhen nga taksat dhe pastaj cilindo që tradhton qëllimin e përbashkët duhet të përballet me pasojat në sistemin e pavarur gjyqësor. 

Në rastin tonë një gjë është e sigurt, askush nuk merret në mbrojtje me pasojat e një veprimi që hyn në sferën e sistemit gjyqësor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy