Një gjykatë në Kamboxhia ka filluar gjykimin e një shqiptari nga Kosova, pasi dyshohet se ka mashtruar ortaken e biznesit duke i marrë 20 milionë dollarë përfitime,me qëllim ndërtimin ose blerjen e resorteve luksoze në Kep dhe Kampot. I dyshuari është identifikuar si Denis Çokoviq, 54 vjeçar. Policia e kishte arrestuar Çokoviq ditën e premte në apartamentin e tij në distriktin Daun Penh, ku dhe I janë sekuestruar 420 mije dollarë dhe një pasaporte australiane. Sipas raportimeve, Çokoviq ka udhëtuar për në Kamboxhia ku edhe ka hapur një kompani me ortaken e tij kamboxhiane, e cila është gruaja e një zyrtari të lartë në qeveri, për të zhvilluar resorte turistike në Kep dhe Kampot. Por me kailimin e kohës, Çokoviq ka vazhduar të kërkojë shumë të ndryshme parash, pa dhënë ndonjë rezultat, gjë që çoi në padinë nga ortakja e tij e biznesit.



