Në New York nis lehtësimi i masave

Në New York nis lehtësimi i masave

Guvernatori i shtetit federal amerikan New York , Andrew Cuomo deklaroi se pjesa qendrore e këtij vendi tani është i përgatitur për lehtësimin e masave restriktive të vendosura për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri.

Ai shtoi se tani pesë rajone në këtë pjesë të SHBA-së mund t’i ndërmarrin hapat e parë në këtë drejtim duke hapur  disa kompani.

Cuomo, gjithashtu, tha se ka biseduar me presidentin amerikan Donald Trump i cili ka premtuar 3,9 miliardë dollarë amerikanë prej fondeve federale për sistemin transportues.

Ai tha se shteti i New York ballafaqohet me deficit në buxhet prej 61 milionë dollarëve amerikanë për shkak të pandemisë me virusin dhe edhe njëherë i bëri thirrje Washingtonit zyrtar të sjellë ligje të cilat do të sigurojnë financimin e shteteve.

Cuomo ju bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë t’i respektojnë masat, veçanërisht mbajtjen e maskave mbrojtëse, larjen e shpeshtë të duarve dhe shmangien e tubimeve të mëdha.

Guvernatori sërish i përmendi edhe rastet e fëmijëve të prekur, sëmundja e së cilëve lidhet me Covid-19.

“Sikurse shteti New York , ashtu edhe 16 shtete të tjera federale dhe gjashtë vende evropiane paraqitën raste të fëmijëve të prekur, gjendja e së cilëve mund të lidhet me Covid-19. New York  kryeson hulumtimin në këtë fushë. Duhet të mësojmë gjithçka sa më parë të jetë e mundur, pasi bëhet fjalë për fëmijët tanë”, potencoi Cuomo.

New York  është shteti më i rrezikuar amerikan nga koronavirusi i ri, ku tashmë kanë vdekur 27.600 persona nga kjo sëmundje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy