
Kancelarja Angela Merkel tha se Gjermania ka nevojë për më shumë prova që lëvizja e klerikut amerikan Fetullah Gulen, i fajësuar nga Turqia për grushtin e dështuar të vitit 2016, do të klasifikohej si një organizatë "terroriste", siç kërkon Ankaraja.
Duke folur në një konferencë shtypi në Berlin me presidentin turk Rexhep Tayyip Erdogan, kancelarja tha se Gjermanisë po kërkohet ekstradimi i disa individë, të cilët Turqia i akuzon për "terrorizëm", por ajo nuk ishte e sigurtë nëse ata ishin në Gjermani.
"Ne marrim shumë seriozisht provat që Turqia i ofroi, por ne kemi nevojë për më shumë materiale nëse duam ta klasifikojmë atë në të njëjtën mënyrë që ne kemi klasifikuar PKK (kurde)", u tha ajo gazetarëve të premten.
Ndërsa Erdogan, i bëri thirrje Berlinit të ekstradojë ata që ai i quan përkrahës të klerikut Fethullah Gulen dhe që banojnë në Gjermani.
Kreu i shtetit turk ka deklaruar se në takimin me Merkel kanë arritur konsensus për funksionalizimin e mekanizmave për bashkëpunim, të cilat nuk funksiononin për një kohë midis dy vendeve.
Duke iu refereuar organizatës terroriste FETO, presidenti Erdogan ka theksuar se mijëra pjesëtarë të organizatës terroriste PKK ndodhen në Gjermani dhe se këta janë të shpërndarë në vende të ndryshme.
Sipas Reuters, ai është i etur për të përmirësuar lidhjet me ekonominë më të madhe të Evropës dhe për të siguruar investime për të mbështetur një ekonomi në vështirësi në vendin e vetë.
Ai i kërkoi gjithashtu Gjermanisë të caktojë rrjetin e Gulenit si një organizatë terroriste, të cilin ai e fajëson për një grusht shteti të përpjekur në 2016.
Merkel tha të premten se ra dakord me presidentin turk Erdogan që synojnë mbajtjen e një takimi katër-palësh në tetor për të diskutuar situatën e rajonit sirian të Idlibit.
"Ne gjithashtu biseduam për Idlibin dhe nesër do të flasim më shumë. Ne jemi në favor të një takimi katër-palësh mes presidentit turk, presidentit rus, presidentit francez dhe un", tha Merkel në konferencën e përbashkët për mediat në Berlin.



