Pistoletë në kokë ish-kryebashkiakut: Mos i jep shumë gojës

Pistoletë në kokë ish-kryebashkiakut: Mos i jep shumë gojës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Leskovik, ku dy persona të paidentifikuar kanë kërcënuar me pistoletë, ish kryetarin e Bashkisë së Leskovikut, Fatmir Guda. Vetë ky i fundit ka bërë denoncimin në polici.

Fatmir Guda që mban edhe postin e nënkryetarit të PD-së së Kolonjës dhe anëtar i këshillit bashkiak tha se 2 persona me maska i janë afruar vetëm 30 metra larg shtëpisë së tij dhe i kanë vendosur pistoletën në kokë.

“Dy persona me maska mu afruan ndërsa isha vetëm 30 metra larg banesës time dhe më vendosën pistoletën në kokë dukë më thënë ‘mos i jep shumë gojës se do ta pësosh keq’. Atë më kërcënuan edhe nga familja dhe më paralajmëruan që të mos e denoncoj si ngjarje”- ka rrëfyer vetë Guda ndërsa ka depozituar një kallzim në polici.  

Sipas Gudës, ky kërcënim ka qëllime të pastra politike dhe sipas tij këtë incident e lidh me një denoncim që ai ka bërë në prag të zgjedhjeve lokale që u mbajtën sëfundmi në Kolonjë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy