
Policia amerikane ka arrestuar një të dyshuar pas vrasjes së 6 personave në një paradë të Ditës së Pavarësisë në Highland Park, Illinois.
Robert E Crimo III, 22 vjeç, u ndalua pas ndjekjes nga policia, bëjnë me dije “blutë”.
"Përfundimisht ata arritën të ndalonin të dyshuarin në Lake Forest. Ai u arrestua pa incidente", tha Shefi i policisë së Highland Park, Lou Jogmen në konferencë për media.
Kujtojmë që autori qëlloi me një pushkë nga një çati gjatë paradës. Presidenti Joe Biden tha se ishte "i tronditur" nga dhuna.



