Inceneratori i Tiranës, Nuri: Ka kaluar faza e hetimit paraprak, hetuesit duhet të shkojnë dhe në nivele drejtuese (VIDEO)

Inceneratori i Tiranës, Nuri: Ka kaluar faza e hetimit paraprak, hetuesit duhet të shkojnë dhe në nivele drejtuese (VIDEO)

GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për kalimin e dosjes për gjykim për inceneratorin e Tiranës.

Vetëm tre prej të pandehurve kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, konkretisht Silena Tola, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi, ndërsa pjesa tjetër kanë kërkuar procedurën e gjykimit të zakonshëm.

Lidhur me këtë avokati Franc Nuri në një lidhje skype me MCN Live u shpreh se me këtë veprim tashmë të pandehurit duhet të mbrohen para GJKKO-së, pasi ka kaluar faza e hetimit paraprak dhe tashmë do jetë faza e gjykimit.

Ai tha se seancat gjyqësore po zhvillohen me ritme të shpejta dhe se sipas tij çështja mund të zvarritet vetëm për shkak se ka disa persona në hetim, teksa theksoi se hetimet duhet ët shkojnë dhe në nivele drejtues.

E shoh si vijimin e hetimit të inceneratorëve dhe përmbylljen e tyre dhe uroj që kjo dosje të vijojë hetimet në GJKKO me ritme të shpejta dhe të mos ndalen hetimet për çështjet e tjera si inceneratori i Fierit dhe Elbasanit.

Nga ana procedurale kemi të bëjmë me një kërkesë normale ku çështja i dërgohet GJKKO në mënyrë që gjykatësi paraprak të analizojë nëse hetimet janë kryer në rregull apo të rikthehet për rigjykim.

Sipas informacionit të fundit thuhet se dosja është pranuar për të kaluar në gjykim themeli pra këta persona kanë marrë një status tjetër dhe do duhet të mbrohen përpara GJKKO dhe aty do bëhet dhe debati i provave, ku nga një ana SPAK ka ngritur pretendimet konkrete duhet të ketë provat e ndryshme që mund të jenë dokumente shkresorë apo përgjime dhe nga ana tjetër do përballet me mbrojtjen e të akuzuarve.

Dhe në mes është gjykata që duhet të japë drejtësi. Është një hap procedural që i jep rrugë vijimit të kësaj dosje të famshme që flitet në të gjitha sferat në Shqipëri.

I pyetur se në këtë fazë çfarë presim, Nuraj tha se tashmë është pjesa e gjykimit, ka kaluar fazën e hetimit paraprak të dosjes dhe pjesa e gjykimit ecën me ritme të shpejta që do të thotë se një seancë në gjykatën e posaçme gjykimet zhvillohen çdo dy javë.

Mendoj se nuk do jetë çështje që do zgjasë me muaj me radhë, por ajo që mund ta zvarrisë procesin është fakti se në këtë dosje ka disa persona të akuzuar mund të ketë dhe veçim të këtyre personave.

Gjykoj se është një çështje që do të ecë dhe do të gjykohet se çfarë vendimi do të dalë më pas, por insistoj se drejtësia duhet të hetojë më tepër në lidhje me personat lart sepse përgjegjësia nuk duhet të ngelet vetëm në nivelin zbatues, por të shtrihet dhe në nivel specialistësh dhe drejtorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy