Çekët e kanë mbyllur me festë heqjen e masave kundër Covid-19.
Një tryezë banketi përgjatë së Pragës u shtrua u kthye në vend takimi për çekët që mezi e prisnin heqjen e masave kufizuese.
Pjatat tradicionale dhe pijet ishin menuja e festës.
Mes të pranishmëve ishte edhe Eva Nesverova, e cila thotë për Euronews se zgjodhi të merrte pjesë sepse do ta shijojë jetën.
Që nga 1 korriku, në pjesën më të madhe të Republikës Çeke, maska për fytyrën nuk do të jetë më e detyrueshme në mjediset e brendshme apo në transport publik.
Tashmë në Çeki janë hapur të gjitha bizneset dhe janë hequr kufizimet e udhëtimit.



