Kuleba: Kush paguan naftën dhe gazin në rubla, ndihmon rusët të na vrasin

Kuleba: Kush paguan naftën dhe gazin në rubla, ndihmon rusët të na vrasin

Nëse ndonjë vend i Bashkimit Europian, dorëzohet ndaj kërkesave poshtëruese të Vladimir Putin, për të paguar naftën dhe gazin në rubla, është njëlloj sikur të ndihmonte Ukrainën me një dorë dhe me tjetrën, rusët për të vrarë ukrainasit. I ftoj të gjithë vendet që të bëjnë një zgjedhje të zgjuar dhe të përgjegjshme.

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Ukrainas, Dmytro Kuleba, me anë të një postimi në Twitter.

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi qeverinë një ditë më parë, që të nxjerrë një direktivë e cila e detyron Gazprom të ndryshojë kontratat e furnizimit me gaz me “vendet armiqësore” në pagesë me rubla.

Përkufizimi “armiqësorë” lidhet me vendet që kanë miratuar sanksione kundër Rusisë për luftën e nisur me Ukrainën.

Sipas Presidentit rus, furnizimi me mallra ruse në Bashkimin Europian dhe SHBA dhe marrja e pagesave në dollarë dhe euro “nuk ka kuptim për ne”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy