
Pas takimit me Presidentin francez Macron, kryeministri i Italisë Giuseppe Conte ka mbërritur në Berlin ku do të takohem me kancelaren e Gjermanisë.
Angela Merkel tha të hënën se Berlini do të mbështeste Italinë në përpjekjet e saj për të zvogëluar numrin e emigrantëve që mbërrinin në brigjet e saj duke trajtuar ndoshta kërkesat për azil për Europën në vendet jo-evropiane si Libia.
"Italia është një nga vendet që po pranon shumë refugjatë si një vend i parë mbërritës", u tha Merkel gazetarëve përpara bisedimeve me kryeministrin italian Giuseppe Conte në Berlin.
"Veçanërisht pyetja se si mund të arrijmë një qeveri të qëndrueshme në Libi ... dhe si mundemi, nëse është e nevojshme, të kryejmë procedurat e azilit që ekzistojnë atje. Këto janë të gjitha pyetjet që do të diskutojmë në muajt e ardhshëm dhe ku duam të punojmë shumë ngushtë së bashku", vazhdoi më tek kancelarja.
Pas marrëveshjes për formimin e qverisë së italiane mes Lëvizjes 5 Yje dhe Lega Nord, Giuseppe Conte u zgjodh kryemnistri vedindit dhe pas votëbesimit të qeverisë së tij në parlament ai nisi turin e tij të punës në Europë.



