“Berisha aset për Ramën”, Topi: Ata mbajnë njëri-tjetrin, rezultati i zgjedhjeve vendoset në tavolinë

“Berisha aset për Ramën”, Topi: Ata mbajnë njëri-tjetrin, rezultati i zgjedhjeve vendoset në tavolinë

Ish-presidenti Bamir Topi deklaroi se raporti mes dy forcave kryesore politike në vend vijon të mbahet në mënyrë të ndërgjegjshme për të ruajtur ekuilibrat politikë, ndërsa shtoi se kreu i opozitës, Sali Berisha, sipas tij, është kthyer në një “aset” për kryeministrin Edi Rama.

 

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV, Topi u shpreh se statistikat ndër vite tregojnë qartë profilin politik të shoqërisë shqiptare.

 

Këta e vazhdojnë me koshiencë këtë raport, numrat nuk gabojnë. Dihet që kjo është një shoqëri e profilit të majtë. Janë të inspiruar nga një filozofi e majtë. Ne i dimë shifrat e vitit 2005, kur PD u rikthye në pushtet dhe rezultatet ishin pothuajse aty-aty. Këtë e ka kuptuar edhe vetë Berisha dhe akordi është që do vazhdohet në këtë mënyrë për të ruajtur ekuilibrat.

 

Ai shtoi më tej se aktualisht kryeministri Rama nuk rrezikohet politikisht, ndërsa opozita, sipas tij, nuk përbën kërcënim real për pushtetin.

 

Berisha është aset për Ramën. Ata mbajnë njëri-tjetrin. Njëri është kthyer në një kryeministër që nuk rrezikohet nga asgjë dhe tjetri në një kryetar opozite që nuk përbën rrezik për asgjë dhe askënd. Iluzioni i vetëm është për ata që mendojnë se ai mund të rikthehet sërish në pushtet.

 

 

Duke komentuar partitë e vogla, Topi tha se sistemi elektoral i penalizon ato dhe nuk u jep mundësi reale konkurrence.

 

 

Partitë e vogla nuk mund të jenë konkurruese sepse i pengon sistemi. Sistemi është i tillë që rezultati në 90% vendoset në tavolinë.

 

Në analizën e tij mbi zhvillimet sociale dhe ekonomike, Topi solli edhe fenomenin e emigracionit drejt Italisë, duke theksuar se shumë shqiptarë po realizojnë jashtë vendit atë që nuk arrijnë në Shqipëri.

 

Kur kalon nga aeroporti ‘Nënë Tereza’, sheh 3-4 fluturime për një qytet të Italisë dhe është e vështirë të gjesh vend bosh. Këta njerëz atë që nuk e bëjnë dot në vendin e tyre, shkojnë e realizojnë në Itali. Fitojnë dhe garantojnë jetesën, ndërsa këtu ka një grup tjetër që nuk garanton dot as mbijetesën.

 

Në fund, ai theksoi se problemi kryesor nuk lidhet më me lidershipin politik, por me vetë shoqërinë shqiptare.

 

Historia tani, sipas meje, nuk është më te lidershipi politik, por te shoqëria. Prandaj konstatoj se nëse zgjedhjet do bëheshin nesër, do ishte i njëjti rezultat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy