Fushë-Miloti, çdo vit përmbytje/ Banorët akuza Bashkisë Kurbin (VIDEO)

Fushë-Miloti, çdo vit përmbytje/ Banorët akuza Bashkisë Kurbin (VIDEO)

Emisioni “Fol” i gazetarit Erjon Skëndaj u ndal sot në Fushë-Milot, ku para pak ditës shumë prej fushave kanë qenë nën ujë.

Bëhet fjalë për një përmbytje të përsëritur në Fushë-Milot. Një prej banorëve ngriti akuza ndaj drejtorëve të Bashkisë Kurbin dhe Hipotekave.

Janë përmbytur rreth 200-300 dynym tokë. Nuk hynte makina. Ka qenë uji mbi rrugë, nuk kalohej. Kanalet e dyta dhe të treta që ka Bashkia e Kurbinit nuk ka vënë dorë. Një kanal u pastrua pasi dolëm në televizor. Fati jonë i mirë është që drejtorët që ka Bashkia Kurbin janë drejtorë burgu! Nga burgu bëhu drejtor edhe thotë mos çaj kryet për këtë! Janë me emra, kush kanë dalë prej burgu, kush janë te Hipoteka. Hipotekat kanë ndryshuar pronat. E kam çuar çështjen në SPAK, tani e kam në Apel. Nuk i lejoj të ma marrin tokën e gjyshit. Dy herë është përmbytur sivjet. Çdo vit përmbytemi. Bëra kallëzim në KLSH dhe erdhën e pastruan kanalin. Çakulli është shtruar me lekët e njerëzve, lekë nga xhepi. Shteti thotë e kam shtruar unë”.

Një tjetër banor tha: “Kam 11 dynym tokë. Ne na kanë bërë një të nënës, një të babës. Je demokrat nuk pyet kush. U dëmtua shtëpia nga tërmeti, ma kanë parë shtëpinë edhe s’më ka dhënë kush asnjë lekë. Gruaja u sëmur se jetonte në çadër dhe i ra parainfrakt dhe marr 80 mijë lekë të vjetra kemp”.

Një tjetër banor tha se të gjitha instancat e Bashkisë së Kurbinit janë të korruptuara. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy