Protesta/ Caca: Riktheu dinjitetin. Alimadhi: Rriti piacën. Ndregjoni: Goditje fatale politikës

Protesta/ Caca: Riktheu dinjitetin. Alimadhi: Rriti piacën. Ndregjoni: Goditje fatale politikës

Besim Ndregjoni, kreu i Shoqatës së të Përndjekurve; Adriatik Alimadhi, kreu i Ballit Kombëtar dhe arkitekti Gjergji Caca diskutuan në studion e MCN Informacion në lidhje me protestën, e cila vijon prej dy muajsh para Kryeministrisë.  

 

Ndregjoni u shpreh se kjo protestë është goditje fatale ndaj politikës 35-vjeçare. Adriatik Alimadhi tha se pavarësisht shpresës që solli protesta, sistemi nuk rrëzohet kaq lehtë. Ndërsa Gjergji Caca u shpreh se pavarësisht mungesës së mbështetjes nga media, sidomos në fillim të saj, protesta është legjitimuar ndërkombëtarisht.  

 

 

Besim Ndregjoni

 

Kjo protestë nuk është t’i shërbejë misionit të Ramës dhe Berishës. Ky është mision me tre pika që i shërbejnë popullit. Ka dorëheqjen e qeverisë, ndërtimin e një qeverie kujdestare dhe ndryshimet kushtetuese. Nuk ka rrugëdalje Edi Rama pa dorëzuar qeverinë. Nëse ai nuk e jep dorëheqjen dhe kjo qeveri nuk bie, atëherë ne kot dalim në shesh. Goditja fatale ndaj politikës 35-vjeçare është protesta. Protesta kërkon një Shqipëri të re. 

 

Gjergj Caca

 

Protesta është tërësisht popullore. Ajo është një shtyllë që deri sot nuk ka funksionuar. Është legjitimuar ndërkombëtarisht. Po merret shembull dhe mund të hyjë edhe në studime si lloj i protestës. Gazetarja britanike i bëri 3-4 pyetje që e nervozuan Ramën. Nuk ka një gazetar në Shqipëri t’i dalë përballë. Pra edhe media duhej të bënte rolin e saj. 

 

Adriatik Alimadhi

 

Sistemi nuk rrëzohet kaq lehtë me protesta. Do futemi në zgjedhje. Strukturat e PS janë bandë. Protesta e ka ngritur piacën. Thotë: Rama jep dorëheqjen dhe nuk negociojmë më. Kur thonë Rama jep dorëheqjen, si duhet të bëhet kjo? Ftohen shqiptarët që të mos i lënë vetëm dhe të ulen te institucionet derisa ai të dalë aty dhe të japë dorëheqjen. Zgjidhja e këtyre kjo është! 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy