Ukrainë, OKB: Që nga nisja e luftës janë vrarë mbi 6 mijë civilë

Ukrainë, OKB: Që nga nisja e luftës janë vrarë mbi 6 mijë civilë

Që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, 6,557 civilë janë vrarë dhe 10,074 të tjerë janë plagosur në Ukrainë. 

Kështu bëhet me dije në raportin e fundit, të përditësuar dje, nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut. 

Shumica e viktimave, thuhet në raport, janë shkaktuar nga armë shpërthyese me efekte të gjera. Komisioneri i Lartë ka paralajmëruar se numri real mund të jetë shumë më i rëndë pasi shumë informacione nuk janë verifikuar ende dhe të dhënat nga disa zona ku luftimet janë duke u zhvilluar ende nuk kanë mbërritur. 

Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se bashkëpunimi NATO-BE nuk ka qenë kurrë ka kaq i ngushtë.

Mezi pres të marr pjesë në Këshillin e Mbrojtjes të BE. Bashkëpunimi NATO-BE nuk ka qenë kurrë kaq i ngushtë. Ne e kemi çuar atë në nivele të paprecedentë dhe është shumë i rëndësishëm në dritën e pushtimit rus të Ukrainës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy