'Zombie Boy' /Modeli Rick Genest u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Montreal

'Zombie Boy' /Modeli Rick Genest u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Montreal

Rick Genest, i njohur si "Zombie Boy’ ka vdekur në moshën 32-vjeçare.

Rick njihej për shkak të kockave dhe tatuazheve në trupin e tij, duke përfshirë karakteristikat e kafkës në fytyrën e tij.

Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Montreal, Kanada dhe besohet të ketë vrarë veten, thonë raportet.

Rick u shfaq në videon e lindur nga Gaga në vitin 2011 dhe këngëtarja thotë se humbja është shkatërruese.

Modeli 32-vjeçar vuante nga probleme me shëndetin mendor dhe mendohet se ky ka qenë shkaku i vetëvrasjes së tij.

"Ne duhet të punojmë më shumë për të ndryshuar kulturën, të sjellim shëndetin mendor në qendër të vëmendjes dhe të flasim më shumë për të. Nëse je duke vuajtur fol me familjarët ose me një mik. Duhet të shpëtojmë njëri-tjetrin”, ka shkruar këngëtarja Lady Gaga në "Twitter".

Lady Gaga dhe Rick Genest

Rick ka qenë model për dizajnerin e modës franceze Thierry Mugler, dhe u shfaq në Vogue Japan ku ishte edhe fytyra e emisionit të modës Rocawear të Jay-Z.

Trupi i tij i pa jet u gjet gjashtë ditë para ditëlindjes së 33 të tij.

Menaxheri i tij postoi një mesazh në "Facebook", duke thënë se ata ishin "të tronditur dhe të prekur" nga vdekja e tij.

Në postimin e tij të fundit në Instagram, modeli ka postuar një foto të një pamjeje të errët dhe një rreth drite në qendër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy