Conte mbështet Rusinë: E vështirë t’i zgjidhim krizat pa të

Conte mbështet Rusinë: E vështirë t’i zgjidhim krizat pa të

Kryeministri italian e sheh si thelbësor rolin e Rusisë në zgjidhjen e krizave ndërkombëtare. Giuseppe Conte thotë se Perëndimi duhet të kërkojë dialog më Rusinë, në vend që t’i kthejë krahët.

“Pa përfshirjen e Rusisë është e vështirë, nëse jo e pamundur të gjendet një zgjidhje realiste deha afatgjatë për krizën botërore”, tha Conte gjatë një conference shtypi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai mbështeti të ashtuquajturën "qasje e dyfishtë" e NATO-s ndaj Moskës, e cila përfshin mbrojtjen dhe ruajtjen e dialogut.

Duke e vlerësuar si thelbësor rolin e Rusisë, Conte u bëri thirrje vendeve të BE-së të angazhohen në mënyrë më efektive në bisedime me Moskën , në mënyrë që të shmangen keqkuptimet dhe përshkallëzimi i rrezikshëm i situatave.

Conte drejton qeverinë e formuar nga dy partitë antiestablishment, Lega dhe Lëvizja 5 Yjet, të cilat e kanë mbrojtur prej kohësh idenë e forcimit të lidhjeve me Rusinë dhe braktisjen e politikave të sanksioneve.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy