
Dekani i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Kapllan Sulaj deklaroi në studion e lajmeve në MCN Tv e temperaturat e larta dhe ndryshimet që pësojn bëjnë që shumë ushqime që ruhen në kushte e mjedisit të humbasin sigurinë e tyre. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Sulaj tha se incidenca e infeksioneve ushqimore në këtë stinë është e predispozuar të rritet dhe shkaqet kryesore janë mosruajtja e ushqimeve në kushtet e përshtatshme, jo vetëm në kushtet e ftohjes dhe ngrirjes, por në kushtet e ambalazhimit të duhur. Sipas dekanit të UBT-së, AKU duhet të shtojë numrin e inspektimeve nëpër entet tregtare. "Jemi në një stinë kur incidenca e sëmundjeve ushqimore është e lartë për shkak të shumë faktorëve që ndikojnë në sigurinë e produkteve ushqimore. Faktori kryesor në këtë incidencë, ose në numrin e lartë të toksi-infeksioneve që mund të ndodhin tek konsumatori janë temperaturat e larta. Temperaturat e larta dhe ndryshimet që pësojnë temperaturat e larta në stinën e verës bëjnë të mundur që shumë ushqime që ruhen në kushte e mjedisit të humbasin sigurinë e tyre. Bëhet fjalë dhe për ushqimet që kërkojnë kushte ftohje dhe ngrirje që shpeshherë ka neglizhencë dhe lihen në ambiente shtëpiake që nuk kanë temperaturat e përshtatshme dhe kjo bën të mundur që ngarkesa bakteriale të rritet menjëherë dhe të cenohet siguria e tyre. Rrezik i shtuar vjen për produktet me origjinë shtazore pasi këto produkte mbartin rrezik të shtuar se janë mjedis i favorshëm për shumë organizma patogjenë. Referuar larmisë së ushqimeve që qarkullojnë në treg numri dhe incidenca e infeksioneve ushqimore në këtë stinë është e predispozuar të rritet. Nuk e di si është situata në klinika apo qendrën spitalore, por numri në stinën e verës është më i lartësesa në stinët e tjera. Disa nga shkaqet janë mosruajtja e ushqimeve në kushtet e përshtatshme, jo vetëm në kushtet e ftohjes dhe ngrirjes por në kushtet e ambalazhimit të duhur. Shpeshherë tentohet që të prishet njësia e ambalazhimit ose kur është e cenuar, produkti të lihet në ambiente të hapura që mund të bëjë të kontaminohet. Jemi në një situatë në të cilën rreziqet që bojën nga ushqimet janë të shtuara. Gjej rastin të bëj thirrje që konsumatorët të jenë të kujdesshëm në ruajtjen e produkteve ushqimore dhe në zgjedhjen e tyre në treg, se shpeshherë neglizhojnë. AKU duhet të shtojë numrin e inspektimeve nëpër entet tregtare, nëpër magazina nëpër markete që të sigurojë që kushtet e ruajtjes së produkteve të jenë të përshtatshme siç i kërkon natyra e këtyre produkteve. Kushtet specifike janë të specifikuara qartë dhe për këtë kërkohet që inspektimi i rregullt të mund të eliminojë një sërë rreziqesh të mundshme".



