Kontejnerët me mbetje toksike, Buxhuku: Çështja është futur në një proces burokratik të ngadalshëm

Kontejnerët me mbetje toksike, Buxhuku: Çështja është futur në një proces burokratik të ngadalshëm

Kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku tha në studion e MCN Economy se çështja e kontejnerëve me mbetje toksike është futur në një proces burokratik të ngadalshëm, mbase dhe me qëllimin për ta lënë të shuhet.

 

Drupal Ad

Thembra e Akilit e gjithë çështje janë analizat laboratorike. E gjitha është futur në një proces burokratik të ngadalshme, mbase dhe me qëllim për të lënë të shuhet dhe në rastin më ekstrem të dalë që laboratori që ka bërë analizat në Shqipëri përpara dërgimit të kontejnerëve të ketë gabuar.

Unë mendoj që ky do të ishte rasti më i mundshëm për momentin. Të ketë gabuar në bërjen e ekspertizës dhe dhënien e të dhënave. Kështu shmanget përgjegjësia e kompanisë, doganës, e inspektorateve të kontrollit dhe i lihet faji një laboratori.

Kjo është e mundshme të ndodhë. Gjithmonë nëse verifikohet me këto analiza të dyta dhe të treta janë të rrezikshme. Dy skenarët janë këto. Një skenar mund të jetë që të dalë me analizat që i ka bërë pala shqiptare herën e dytë apo të tretë dhe të dalin të parrezikshme në rastin tjetër mund të dalë që janë të rrezikshme, por që fajin e ka laboratori.

Është skandal me përmasa ndërkombëtare, dhe kjo i vë pikëpyetje të madhe faktit nëse institucionet shqiptare janë të paafta apo janë pjesëmarrëse në këto skandale ndërkombëtare dhe ky mund të ishte rasti më i mirë, që mbetjet dalin nga Shqipëria.

Kjo të hap një çështje që mund të jetë siç dalin, ashtu dhe mund të hyjnë.  

Shqipëria mund të jetë kthyer në pikë tranziti e kësaj tregtie ilegale që i ka përfitimet  shumë të mëdha, më të mëdha se droga sepse është një çështje që është në top listën e atyre çështjeve që politika ndërkombëtare dhe agjencitë ndërkombëtare e kanë.  

Pasimi i topit nga SPAK-u tek Prokuroria e Durrësit është për ta lënë çështjen në qetësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy