Autoritetet turke arrestuan këtë të martë 33 persona të dyshuar si agjentë të shërbimit Izraelit Mosad.
Operacioni u përqendrua në tetë provinca të Stambollit ndërsa të arrestuarit dyshohet se kishin si mision kryerjen e rrëmbimeve dhe hetimeve për çështje të ndryshme.
Autoritetet turke të sigurisë vijojnë kërkimet edhe për 13 të dyshuar të tjerë të akuzuar për përfshirje në rrjetin e Mosad.
Ky operacion vjen pas përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy shteteve për shkak të shpërthimit të luftës në Gaza. Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan është kthyer në një nga kritikët më të ashpër në arenën ndërkombëtare të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyhau pas luftimeve në Gaza.
Ai ka kërkuar që komandantët dhe udhëheqësit politikë izraelitë të gjykohen për krime lufte në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë.



