Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku, ka publikuar në rrjetet sociale dëshminë e njërit prej administratorëve të inceneratorit të Fierit, Arenc Myrtezani.
Sipas pretendimeve të Tabakut, Myrtezani rezulton në tatime se paguhet 900 mijë lekë edhe pse e hodhi poshtë një gjë të tillë. Kush i vjedh këto para- pyet Tabaku, duke theksuar se mjafton ky fakt për të treguar si janë grabitur paratë e shqiptarëve.
Përditë dalin dëshmitë, se si qeveria Rama u vodhi 430 milionë euro shqiptarëve me aferën e inceneratorëve. Përditë shqiptarët që nuk sigurojnë ushqim mjaftueshëm për fëmijët e tyre, po shohin se si paratë e tyre kanë shkuar në xhepat dhe kontot bankare të qeveritarëve të korruptuar. Administratori i inceneratorit të Fierit, Arenc Myrtezani, rezulton në Tatime se paguhet 900 mijë lekë. Ai e mohoi një pagë të tillë. Po kush i merr ato para? Mjafton ky fakt për të treguar se si janë vjedhur paratë e shqiptarëve. Se si me bekimin e ministrave e zyrtarëve të tjerë, janë pastruar paratë në këtë mega aferë korruptive. Arben Ahmetaj, Damjan Gjiknuri, Ëngjëll Agaçi, Alqi Bllako, duhet të ishin me Lefter Kokën. Por natyrisht koka e vërtetë e kesaj vjedhje është Edi Rama. Asgjë nuk do të ishte e mundur pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës. Edi Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!”, shkruan Tabaku.



