
Vranësirat e shpeshta do të vijojnë të jenë dominuese në vendin tonë për gjatë gjithë 24 orëshit në të gjithë territorin shqiptar.
Parashikohet që herë pas here vranësira të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të pakta shiu pjesërisht në zonën e ulët, ndërsa në zonat malore pritet të ketë reshje dëbore.
Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Pjesërisht Rajoni i Ballkanit dhe Europa Qendrore do të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave. Gjithashtu me mot të qëndrueshëm do të jetë dhe Europa Lindore.
Ndërsa Vendet Nordike mbeten nën ndikimin e reshjeve të dëborës. Po ashtu me vranësira dhe reshje shiu do të jetë Europa Jugperëndimore dhe brigjet e Egjeut.



