Fejzi: Mungesa e vullnetit ka lënë në letër shumë marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës

Fejzi: Mungesa e vullnetit ka lënë në letër shumë marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës

Nagip Fejzi, kryetari i Forumit Ekonomik Mbarëshqiptar, thotë se mungesa e vullnetit mban të pazbatuara një sërë marrëveshjesh me karakter ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në studion e MCN Economy, Fejzi tha se janë bërë hapa para në krahasim me disa vite më parë.

Rrethanat në Ballkanin Perëndimor janë të atilla që shumë shpejt arrijnë mosmarrëveshje për motive të njohura nga ne, shumë abstrakte për komunitetin europian. Janë zbatuar këto marrëveshje si CEFTA. Është kënaqësi e veçantë që Shqipëria është vendi ku mbahen këto takime. Ne njëherë duhet të bëjmë marrëveshjet mes nesh dhe të zbatohen. Jo vetëm marrëveshjet e shkruara por edhe ato për lëvizjen e lirë dhe lëvizjen e mallrave. Nuk e pengon asgjë, mungon vetëm vullneti. Qeveritë ende vijojnë të bëjnë marrëveshje dhe nuk i zbatojnë. Nëse kthehemi 9 vite para, Ballkani Perëndimor nuk ka qenë duarkryq. Me rritjen e kulturës së prodhimit është rritur edhe bashkëpunimi. Ka një rritje të kënaqshme.

Është deklaratë e fortë, edhe pse realiteti është ndryshe në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi pasur shumë hapa të gabuar. Ne e kemi shitur lirë krahun e punës. Ne sot si biznes, paguajmë rroga shumë të mira në krahasim me vitet e kaluara. Para disa viteve kemi pasur një pandemi që na penalizoi të gjithëve. Ne kemi rritur pagën minimale graduale. Paga minimale është e kapshme për popullatën tonë. Lëvizja e njerëzve lidhet me gjëra të tjera. E kuptoj ministren gjermane, sepse Europa e ka mbështetur mjaft BP. Politika shumë ngadalë i realizon premtimet.

Lidhur me bashkëpunimin ekonomik në nivel rajonal, Fejzi tha se Kosova duhet të jetë pjesë e çdo nisme ballkanike. Ai solli si shembull pozitiv ndërveprimin mes bizneseve.  

Unë mendoj se siç e patë edhe nismën e Open Ballkan dështoi për shkak se mungoi Kosova. Pa integrimin e Kosovës nuk do të ketë asnjë proces të suksesshëm. Bashkëpunimi mes bizneseve ka funksionim perfekt. Kosova duhet të jetë pjesë e çdo procesi të Ballkanit. Ekonomia në një moment shpejton për shkak të nevojave të saj dhe kjo e kushtëzon politikën të ulet në tryezë. Sot lëvizin mes shteteve tona dhe kemi biznesmenë aq të fuqishëm dhe komuniteti europian na mbështet aq mirë. Edhe Europa i ka pasur problemet e veta para se të bashkohej. Ne duhet të bëjmë më të mirën, sepse jemi një popull shumë punëtor. Ndoshta koha na ka bërë më të egër, edhe pse nuk jemi të egër. Të shpresojmë se edhe Kosova do të arrijë atje ku tentojmë të gjithë të shkojmë bashkë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy