Drejtori ekzekutiv i NAREA, Reinaldo Pipiria thotë se nga statistikat zyrtare nga Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, transaksionet nga pasuritë e paluajtshme në nëntë muajt e parë të vitit janë plus 10% në vitin 2024, në raport me vitin 2023.
Nga studio e “MCN Economy”, Pipiria deklaroi konsumi që ka qenë për pronat ekzistuese që kryenin transaksione shit-blerje, ka shënuar një rënie të vogël dhe janë shtuar kontratat e porosisë, terk objektet që janë në ndërtim.
Sipas tij çmimi i apartamenteve është rritur rreth 7% dhe se zonat që kanë ecur me shpejtësi në shitje, janë ato në periferi të Tiranës.
Pasi nuk u bë rivlerësimi i pronës, pres që deri në fund të 2024 rritja të shkojë në 7-8%.
Për çmimet nuk ka pasur ndryshime në raport me vitin e kaluar.
Një pjesë e sektorit është detyruar që të konsumojë stokun që vjen nga ndërtimet e reja, për shkak se vijnë me cilësi të lartë.
Por duke pasur parasysh dhe inflacionin, nuk rezulton një rritje më shumë se 6-7%.
Zonat që kanë ecur më shpejt janë në periferi, pasi ato afër qendrës dalin me çmime të larta.
Plus që në qendër dhe brendësi të Unazës janë të fokusuar në AirBnb, dhe numërohen rreth 31 mijë prona të tilla.
Nuk janë prona të lira për tu investuar për banim, por për biznes.
Në zonat e Kombinatit, QTU-së, Paskuqanit çmimi është 900-1200 euro për metër katror, ndërsa zona e Astirit 1300 euro metri.
Sa më shumë afrohesh afër qendrës, aq më shumë rritet çmimi.
Për banesat e reja janë dhënë mbi 520 milionë euro kredi.
Ndërsa në Tiranë rezulton zyrtarisht 50 mijë apartamente bosh, Pipiria shprehet se beson se është 35 mijë dhe se kjo shifër duhet zbërthyer se kush i ka.
Sipas tij, një emigrant që ikën nga Shqipëria nuk e merr shtëpinë në krahë, por e lë këtu dhe se 31 mijë njësi aktualisht janë AirBnb.
Pipiria deklaron se nuk ka guxim për transparencë dhe se duhet vërtetuar nëse janë me para të pista, të emigrantëve apo nga ndonjë burim tjetër.



