Propozimi francez në parlamentin maqedonas, Hyseni: Ky cirk po merr fund, miratohet me mbi 60 vota  (VIDEO)

Propozimi francez në parlamentin maqedonas, Hyseni: Ky cirk po merr fund, miratohet me mbi 60 vota (VIDEO)

Parlamenti maqedonas vijon debatin e ndezur për të dytën ditë radhazi mbi propozimin francez i cili zhbllokon ngërçin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në studion e lajmeve të MCN, analisti Blerim Hyseni tha se janë të gjitha gjasat që propozimi francez të kalojë të premten ose të shtunën në Parlament. Sipas Hysenit, pritet që propozimi të mbështetet me të paktën 60 vota në Parlament.  

Po ndodh ajo që ka ndodhur shpesh kur është dashur që Maqedonia të vendosë drejt rrugëtimit euroatlantik. Kuvendi shpesh është ndeshur me situata të tulla, që nga marrëveshja e Ohrit, e Prespës dhe tani së fundi propozimi i BE për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

Ka qenë situatë e pritur nga gjithë opinioni në Maqedoni. Kemi një opozitë që janë llogaritur si nacionalistë dhe vlerësojnë sikur kanë tapinë të mbrojnë çështjet nacionaliste.

Megjithatë u gjetën forcat që e duan anëtarësimin në BE. I gjithë ky cirk që po ndodh me protestat apo në Kuvend, shumë shpejt, sot apo nesër, ka mundësi që të mbyllet.  

Propozimi mund të kalojë edhe me 41 vota dhe besoj se numri i votave pro do të jetë mbi 60. Edhe partitë opozitare shqiptare e kanë mbështetur këtë marrëveshje.

Idenë e ndarjes së Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, e hedhur nga kryeministri Rama në rast të dështimit të propozimit francez në parlamentin maqedonas, Hyseni e sheh si një rrugë pa krye, kjo për shkak të mosdakordësisë së Bashkimit Europian.

Ndoshta Rama ngutet, por nuk mendoj se këtë do ta tolerojë BE. Vlerësoj që edhe Shqipëria po mbetet peng i zhvillimeve në Maqedoni. Maqedonia për vite me radhë negocioi derisa u arrit marrëveshja e Prespës. E njëjta gjë po ndodh me Bullgarinë. Jam optimist se iniciativa e BE do të kalojë dhe të dy vendet do të rrugëtojnë bashkërisht drejt BE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy