Banorët e fshatrave në Qarkun e Lezhës po heqin gjithnjë e më shumë dorë nga blegtoria. Në këto zona janë të pakët ata që mbajnë ende të imëta apo gjedhë.
Mungesa e fuqisë punëtore për shkak të largimit të të rinjve nga vendi ka sjellë një situatë mjaft shqetësuese.
Mjeku veteriner Giosue Fiori iu bën kërkesë njerëzve që ti kthehen fshatit për të mbajtur bagëtitë, si e vetmja mënyrë për tu ushqyer shëndetshëm.
Sipas të dhënave zyrtare në Qarkun e Lezhës numërohen rreth 53 mijë krerë të imta, ndërsa numri i gjedheve nuk i kalon 30 mijë, shifër kjo mjaft e ulët krahasuar deri me pesë vite më parë.



