Xhadat/ Miliona lekë për masat antizjarr në institucione, "fikset e zjarrit” të skaduara
Emisioni Xhadat denoncoj shkeljen hapur të ligjit për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin, nga ana e institucioneve shtetërore në Tiranë.
Gjatë vëzhgimit që “Xhadat” bënë në disa institucione, rezultoj se në Universitetin Ekonomik të Tiranës, Universitetin Politeknik të Tiranës, në Poliklinikën nr.3, Drejtorinë e Pastrim Gjelbërimit, Qendrën Shëndetësore nr 9, dhe në Njësinë Administrative numër 14 në Astir ndonëse është investuar për pajisjen me masat kundra zjarrit, bombulat për fikjen e zjarrit kanë skaduar, e thënë ndryshe nuk janë kolauduar.
Ndonëse në 15 prill të vitit 2020 Ministria e Shëndetësisë u përfshi nga flakët, sërish pajisjet e fikjes së zjarrit në këtë institucion janë të pakolauduara.
Gjithashtu edhe Bibloteka Kombëtare e cila u përfshi nga zjarri më 15 mars 2017 në qershor të vitit 2023 paraqet të njëjtin problem me fikset e zjarrit.
“Xhadat” intervistuan dhe shefin e sektorit të fikjes së zjarrit Arjan Ahmetaj, i cili u shpreh : “Ne ushtrimin e kontrollit e kemi patur edhe në institucionet shtetërore dhe jemi shumë të kënaqur se si institucionet shtetërore, ashtu dhe ato private, janë të pajisura me pajisje kundër mbrojtjes nga zjarri. Jemi të lumtur se nuk kemi raste të rënies së zjarrit ”.
Në nenin 50 të ligjit për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin parashikohen dhe sanksionet administrative që duhet të ishin marrë në këto raste.
Për moszbatimin e nenit 38 ku përfshihet ; marrja e masave për parandalimin e pakësimin e zjarreve, me anë të mjeteve, sistemeve, pajisjeve të diktim-sinjalizimit për shuarjen e zjarreve, gjatë kryerjes së aktivitetit të tyre; kontrolli, të paktën një herë në vit, gjendjen e masave, mjeteve dhe pajisjeve për sigurinë nga zjarri dhe shpëtimin, në objektet dhe aktivitetet ku ushtrojnë veprimtarinë dhe planifikimi i fondeve financiare për ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës për sigurinë nga zjarri dhe shpëtimin, parashikohet dënim me gjobë në vlerën 5 mijë deri në 50 mijë lekë për shkelësit.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.