Shtyhet vendimi për të akuzuarit e AKSHI-t, Shima i ngarkon përgjegjësitë drejtueses/ Provat që lidhin Karçanaj me Beqirin (VIDEO)

Shtyhet vendimi për të akuzuarit e AKSHI-t, Shima i ngarkon përgjegjësitë drejtueses/ Provat që lidhin Karçanaj me Beqirin (VIDEO)

Seanca për të akuzuarit e dosjes së AKSHI-t në Apelin e GJKKO është shtyrë për në 5 shkurt në orën 15.00.

 

Gjatë seancës të zgjatur për orë me radhë, palët kanë kërkuar zëvendësimin e masave të sigurisë.

 

Gazetari Arsen Rusta raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV se prokurorët Altin Dumani dhe Bledar Maksuti ishin të pranishëm në seancë gjatë të cilës nuk pati vendimmarrje, por se gjatë saj janë mësuar prova të reja.

MCN TV ka siguruar prova të reja, mes tyre ajo e ish-numrin 2 të AKSHI-t Danierl Shima për të cilën u fol për pengmarrje dhe zhdukje. 

Shima ka thënë para hetuesve të SPAK se të gjitha veprimet dhe vendimet e mia kanë qenë nën direktivat e eprores sime Mirlinda Karçanaj.

Ai ka folur për biznesmenët në kërkim, por deklarimet lidhur me ta nuk dihen. Daniel Shima ka thënë se AKSHI dirigjohej nga Karçanaj dhe të gjitha vendimmarrjëet e mia dirigjoheshin prej saj.

Zoti Shima është shmangur nga përgjegjësia juridike apo penale, duke thënë se gjithçka urdhërohej nga eprorja ime. 

 

MCN TV ka siguruar ekskluzivisht disa prej provave, një prej të cilave është se një kompani ka marrëdhënie tregtare duke marrë një automjet te Porsche Albania në vlerën 38700 euro dhe më pas nga kontrata në kontratë për të humbur gjurmët ky automjet përfundon te Artan Babameto, i cili rezulton bashkëshorti i Mirlinda Karçanaj i cili e blen këtë makinë për 9 mijë euro. 

 

Të gjitha këto kompani janë të lidhura me biznesmenin Ermal Beqiri. Flitet edhe për një kontratë qiramarrje të një apartamenti, e cila edhe pse përfshin kompaninë e zotit Beqiri, lidhet drejtpërdrejtë me kompaninë e zonjës Mirlinda Karçanaj.

 

Vendimi më 5 shkurt do të jepet nga gjyqtari Florjan Kalaja, ku drejtoresha e pezulluar e AKSHI-t Mirilinda Karçanaj dhe zëvendësja e saj Hava Delibashi kërkojnë heqjen e masës “arrest shtëpie”.

 

Numri dy i policisë së Tiranës, Erion Ismailaj, i cili kërkon heqjen e masës së pezullimit nga detyra.

 

Nga ana e tyre prokurorët e çështjes Altin Dumani dhe Bledar Maksuti, kërkojnë të mbeten në fuqi masat ekzistuese, përkundër pretendimeve të të pandehurve nën argumentin se nuk rrezikojnë të prishin provat.

 

Sakaq dy biznesmenët në kërkim Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri nuk kanë bërë ankim në Apel, ndërkohë që ndaj tyre nuk janë ekzekutuar masat e sigurisë. 

 

Të pandehurit akuzohen se kanë vepruar në formës e grupit të strukturuar kriminal duke abuzuar me tenderat e AKSH-it.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy