Kuvendi njeh kërkesën e PD, Berisha ngelet jashtë grupit demokrat

Kuvendi njeh kërkesën e PD, Berisha ngelet jashtë grupit demokrat

Ndonëse ish-kryeministri Sali Berisha u vetëdeklarua si pjesë e grupit të PD, Kuvendi ka njohur kërkesën e Partisë Demokratike për grupin parlamentar.

Në këtë mënyrë, Kuvendi ka legjitimuar kështu kërkesën e PD, pa emrin e Sali Berishës, i cili u përjashtua nga kryedemokrati Basha.

Sipas rregullores së Kuvendit një deputet që largohet nga grupi parlamentar, mund t’i bashkohet një grupi tjetër parlamentar vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit.

Deputetët mund të formojë grupe parlamentare sipas përkatësisë partiake ose orientimit politik. Brenda 3 ditëve nga data e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, çdo deputet deklaron me shkrim se në cilin grup parlamentar bën pjesë. Deputetët që zgjidhen gjatë legjislaturës, e bëjnë deklarimin brenda 3 ditëve nga kryerja e betimit. Për krijimin e një grupi parlamentar kërkohet një minimum prej 7 deputetësh.

Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamentar. Një deputet që largohet nga grupi parlamentar, mund t’i bashkohet një grupi tjetër parlamentar vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit. Çdo grup parlamentar, në mbledhjen e tij të parë, zgjedh kryesinë e tij. Aktualisht grupi parlamentari i Partisë Demokratike ka në përbërje 44 deputetë dhe kryesohet nga deputeti Alfred Rushaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy