Soko: Qeverisja ka detyruar njerëzit të largohen. Jemi vendi me prurjet më të ulëta të kapitalit të integruar të huaj

Soko: Qeverisja ka detyruar njerëzit të largohen. Jemi vendi me prurjet më të ulëta të kapitalit të integruar të huaj

Pano Soko, ekspert i ekonomisë tha në studion e  MCN Economy se Shqipëria sot është vendi me prurjet më të ulëta të kapitalit të integruar të huaj. 

 

Sipas Sokos në vendin tonë investime të reja që shtojnë ekonomi nuk ka dhe se arsyeja pse njerëzit nuk kënaqen është se nuk kemi produktivitet.

 

Arsyet pse ne kemi dështuar, po dështojmë dhe nuk shoh se do të ketë ndryshim dinamik në momentin e integrimit është sepse qeverisja socio-politiko-ekonomike e vendit ka detyruar njerëzit të largohen. Shqipëria sot është vendi me prurjet më të ulëta të kapitalit të integruar të huaj. Investimet e huaja kryesisht bazohen në investime joproduktive. 

 

Zëri më i madh i investimeve të huaja në Shqipëri është apartamenti. Nuk prodhojnë gjë apartamentet. Zëri i dytë më i madh është shtimi i blerjes së investimeve ekzistuese. 

 

Investime të reja që shtojnë ekonomi nuk ka. 

 

Puna do kapital për t’u prodhuar. Ti dislokon kapitalin, kapitali hap vendin e punës. Kjo është zgjidhja. Arsyeja pse nuk kemi punë për të kënaqur këta njerëz është se nuk kemi produktivitet dhe produktiviteti fillon, e para nga fakti që nuk kemi kapital për të investuar. 

 

Njerëzit ikin se nuk ka spitale. Tregu i punës është ai që e reflekton. Po jo detyrimisht ka lidhje me tregun e punës. Profesionistët nuk ikën se nuk kishin paga, apo kushte puna po i mungonte drejtësia, shanset e barabarta, spitali, shkolla. Janë një sërë komponentësh që nuk janë të lidhura detyrimisht me tregun e punës.

 

Krahu i punë po ikën, nuk po pret të integrohemi ne në BE. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy