
Pranvera Haska, nënë e shtatë fëmijëve, katër vajzave dhe tre djemve, ndodhet në kushte të vështira ekonomike dhe sociale. Familja jeton aktualisht me qira në bodrumin e një pallati në Gjirokastër, në një banesë me lagështirë dhe kushte të papërshtatshme për rritjen e fëmijëve të mitur. Të vetmet të ardhura për familjen me 9 pjesëtarë janë 200 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike nga Bashkia e Gjirokastrës.
