Të shtëna dhe viktima pranë një qendre votimi në Kaliforni

Të shtëna dhe viktima pranë një qendre votimi në Kaliforni

Të paktën një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën nga të shtëna arme pranë një qendre votimi në Kaliforninë jugore.

Të shtënat ndodhën gjatë orëve të pasdites në qytetin Azusa, pranë Los Anxhelosit, ndërsa njerëzit po votonin për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Të shtënat vazhduan edhe ndaj oficerëve të policisë që mbërritën menjëherë në vendngjarje. Pas një shkëmbimi zjarri, autori u largua dhe u fsheh në një banesë të zonës.

Policia bllokoi zonën, në të cilën ndodhen dy qendra votimi dhe një shkollë.

Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme për incidentin. / VOA /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy