Këngëtari Endri Kaçaçi: Çdo artist duhet të mbajë një standard

Këngëtari Endri Kaçaçi: Çdo artist duhet të mbajë një standard

Këngëtari Endri Kaçaçi rrëfen rrugëtimin e tij nga kompeticionet e para dhe deri te skenat e mëdha, ku së fundmi mori pjesë në Festivalin e Këngës 64 me këngën “Si unë”.

 

Nga studio e “Zgjohu me MCN”, ai rrëfeu se festivali i fundvitit është një strukturë ku këngëtari të tregojë veten e tij vokalisht.

 

Sipas tij, çdo artist duhet të mbajë një standard dhe të mos fokusohet vetëm tek fakti i të pasurit sa më shumë këngë. 

 

E kam menduar për shumë kohë, por ishte kënga e duhur ndaj vendosa të merrja pjesë në festival këtë vit. Debutuesit kanë qenë shumë të mirë këtë vit, ka qenë një garë shumë e fortë. Nga publiku u rendita i shtati, ndërsa nga juria në vendin e katërt. 

 

Ishte hera ime e parë në Pallatin e Kongreseve dhe më doli për mirë. Fatkeqësisht dhe fatmirësisht muzika nuk është vetëm për veshët, por edhe vizualisht. Dhe performanca duhet të jetë live.  

 

Festivali më ka ndihmuar shumë me publikun, pasi mund të njihesha në muzikën live, por në publik nuk njihesha shumë. Sfida dhe konkursi është gjë shumë e shëndetshme dhe ka qenë eksperiencë shumë e bukur. 

 

Në festival i kam arritur pritshmëritë e mia. Sfidën e madhe e kisha me veten. Nuk dua që të kem sa më shumë këngë në Youtube, dua që kënga të më përfaqësojë. Çdo artist duhet të mbajë një standard. 

 

Unë kam mbaruar kanton klasike, por më pas e lashë muzikën klasike se nuk më përfaqësonte shumë. Kam bërë disa muzikal, sepse mua më përfaqëson shumë, se përfshin dhe aktrimin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy