Izraeli po intensifikon sulmet ndaj Qytetit të Gazës, të cilën planifikon ta pushtojë, duke zhvendosur me forcë gati 1 milion njerëz.
Skena të tmerrshme në qytetin e Gazës tregojnë të paktën dy palestinezë të vrarë dhe tre të plagosur rëndë, pasi sulmeve në disa lagje të qytetit.
Forcat izraelite kanë bombarduar një strehë të improvizuar për palestinezët e zhvendosur vetëm pak metra larg Spitalit Al-Aksa në qytetin qendror të Gazës, Deir el-Balah, raporton "Al Jazeera".
Po ashtu, një tjetër sulm izraelit në lagjen Sheikh Radwan ka vrarë një vajzë dhe ka plagosur fëmijë të tjerë, sipas agjencisë së lajmeve Wafa.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka regjistruar dy vdekje “për shkak të urisë dhe kequshqyerjes në 24 orët e fundit”, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve të lidhura me urinë në enklavë gjatë luftës së Izraelit në Gaza në 271, përfshirë 112 fëmijë.



