Google shpall alternativa më të lira se studimet universitare

Google shpall alternativa më të lira se studimet universitare

Programi i tyre i certifikatave mund të ndryshojë atë çka punëdhënësit kërkojnë nga të punësuarit e ardhshëm.  

Doni të rrisni të ardhurat tuaja? Filloni të plotësoni aplikimet për në universitet.  

Në 2019, rroga mesatare vjetore për një punonjës me kohë të plotë mbi 25 vjeç ka qenë rreth 66 mijë dollarë, nëse ata kishin mbaruar studimet bachelor. Me një diplomë gjimnazi, këto të ardhura shkonin rreth 39 mijë. Që të rrisësh të ardhurat nuk kushton pak.  

Që prej vitit 1985, çmimi për studimet katër vjeçare, është rritur më shumë se dyfish dhe në vitin 2019 më shumë se 50 përqind e studentëve raportuan se kishin marrë borxhe për të financuar studimet e tyre. Sasia mesatare e borxhit ishte rreth 35 mijë dollarë.  

Likuidimi i borxhit mund të jetë vërtetë i vështirë për ata që diplomohen, por për studentët që i ndërpresin studimet është më keq. Në vend që të zhyten në borxhe, shumë studentë potencial po kërkojnë metoda alternativë në vend të studimeve. Disa metoda të reja nga Google mund t’i ndryshojnë rregullat e lojës.  

Alternativat e Google në vend të universitetit 

Google së fundmi bëri të ditur se do të lançojë një program tresh certifikatash, të cilat do të jenë si alternativa në vend të studimeve universitare. Këto programe janë tërësisht online, përfundohen brenda gjashtë muajsh, janë dizenjuar dhe mësimi jepet nga punonjësit e Google.  

Të regjistruarit mund të përzgjedhin të trajnohen për punë si analist të dhënash, menaxher projekti, ose dizenjues i eksperiencave për përdoruesit. Sipas Google të tre këto pozicione kanë kërkesë të lartë dhe personat e punësuar fitojnë rreth 66 mijë dollarë në vit.  

Google nuk ka specifikuar kostot e programeve, por do të jenë pa dyshim më të lira se studimet universitare. Një certifikatë e ngjashme që kompania nxori në treg në vitin 2018 kushtonte  rreth 300 dollarë.  

Disa nga personat që do të regjistrohen mund të mos ju duhet të paguajnë aq shumë, pasi Google do të pranojë 100,000 bursa të bazuara në pamundësi financiare për programet e reja.  

Kompania gjithashtu planifikon t’i ofrojë atyre që përfundojnë programin me mbështetje gjatë karrierës, në mënyrë që të ndihmojë ata të përgatiten për intervistat dhe të ndajë informacionin me të punësuarit potencial.  

Një program i veçantë certifikatash  

Ky nuk është programi i parë online i certifikatave, por miliona njerëz do të vazhdojnë të zgjedhin studimet katër vjeçare në vend të kësaj alternative më të lirë.  

Ka vetëm një arsye përse. Punëdhënësit kanë përcaktuar së për disa vende pune është e domosdoshme, që studimet universitare të jenë përfunduar dhe nuk marrin në konsideratë aplikantët, të cilët nuk i kanë përfunduar këto studime.  

Kjo e ndan programin e certifikatave të karrierës së Google-it nga programet e ngjashme. Kompania ka thënë tashmë se do ti trajtojë certifikatat me të njëjtën mënyrë, që do të trajtonte studimet universitare, në rastin e punësimit të ndonjë aplikanti për pozicionin përkatës.  

Nëse kompanitë të tjera vendosin të ndjekin të njëjtën rrugë, çka nuk është e habitshme, pasi Google është kompani lider në botë për teknologji, do të jetë e pamundur të përllogaritet sesa punë që më parë ziheshin vetëm nga persona që kishin përfunduar studimet, do të vendosen në dispozicion të atyre pa diplomë universiteti./ Freethink 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy