Dhuna ndaj Frashërit, Nexhipi: Dënim shembullor për Gjilanin, marrim fitore në tavolinë

Dhuna ndaj Frashërit, Nexhipi: Dënim shembullor për Gjilanin, marrim fitore në tavolinë

Një ngjarje skandaloze u regjistruar ditën e djeshme në futbollin kosovar, kur tifozët e Gjilanit, u futën në fushë dhe dhunuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri.

Në lidhje me këtë, në edicionin e lajmeve në MCN TV, foli drejtori i Ballkanit, Nderim Nexhipi. Ky i fundit u shpreh se stadiumi i Gjilanit nuk i plotëson kushtet për një ndeshje futbolli dhe për këtë arsye, sfida nuk duhej zhvilluar aty.  Ai zbuloi se portieri korçar do i nënshtrohet një rezonance ditën e sotme, për të kuptuar se kur mund të jetë gati të rikthehet në fushë.

Pas një ngjarje të tillë, futbollistëve do i duhet pak kohë që të kthehen. Nga video, duket që lojtari për fatin e mirë ka vendosur duart te koka dhe është mbrojtur për të mos rrezikuar dëmtime më të mëdha. Për Frashërin sot do të ketë një rezonancë në Prishtinë dhe më pas të shikojmë se kur mund të rikthehet në fushë.

Incidente ndodhin në futboll. Stadiumi i Gjilanit, ndoshta nuk i plotëson kushtet pasi ka shumë vite që është në rikonstrukturim dhe nuk po përfundon. Mendoj se ndoshta ishte gabim që ndeshja u luajt aty. Gjilani duhet t’i kushtonte më shumë rëndësi sigurisë për ndeshjen. Kishte shumë pak policë.

Ne ishim në avantazh deri në fund, por është për të ardhur keq që pas golit të barazimit, tifozët u futën në fushë dhe bënë një gjë të tillë, që ishte shumë e keqe.

Nexhipi u shpreh se policia ka arrestuar tifozët që sulmuan dhe tashmë pritet një dënim për ta.

Policia është vënë në kërkim të personave që e bënë këtë. Në informacionin që kam unë, janë arrestuar dhe do të ketë një dënim për ta. Persona që ushtrojnë dhunë fizike, dënohen.

Nexhipi deklaroi gjithashtu se FFK pritet të marrë një dënim shembullor për Gjilanin, ndërsa shtoi se Ballkani do të marrë 3 pikët në tavolinë.

Ndeshja nuk u mbyll nga arbitri dhe normale që do të ketë një dënim për Gjilanin. Normal që 3 pikët do të na kalojnë neve, sepse na u dhunua lojtari dhe kjo gjë nuk duhet të diskutohet.

Për fat të mirë, Frashëri është në gjendje të mirë dhe nuk do të ketë rrezik për karrierën. Pas incidentit të djeshëm, prishet imazhi i Kosovës, pasi videot e dhunës janë shpërndarë në gjithë rajonin.

Besoj që Federata Kosovare pritet të japë një dënim shembullor, në mënyrë që këto të mos përsëriten më.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy