Rusia dhe Koreja e Veriut forcojnë raportet në një nivel të ri, pakt reciprok për ndihmë në rast sulmi

Rusia dhe Koreja e Veriut forcojnë raportet në një nivel të ri, pakt reciprok për ndihmë në rast sulmi

Vladimir Putin tha se Rusia dhe Koreja e Veriut i kanë rritur lidhjet në një "nivel të ri", duke u zotuar se do të ndihmojnë njëri-tjetrin nëse njëri nga kombet sulmohet në një partneritet të ri të shpallur gjatë vizitës së rrallë të presidentit rus në shtetin e izoluar.

Mijëra koreno-veriorë e pritën shefin e Kremlinit me brohorimat “mire se erdhe Putin”, duke u rreshtuar në bulevardet e qytetit me flamujt e dy vendeve dhe buqeta me lule.

Drupal Ad

 

 

 

Dyshja më pas nënshkroi partneritetin e ri strategjik për të zëvendësuar marrëveshjet e mëparshme të nënshkruara në 1961, 2000 dhe 2001, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

“Marrëveshja gjithëpërfshirëse e partneritetit e nënshkruar sot përfshin, ndër të tjera, ofrimin e ndihmës reciproke në rast agresioni kundër njërës prej palëve në këtë marrëveshje”, tha Putin pas takimit.

Ai tha se marrëveshja përfshin "sferën politike, tregtinë, investimet, kulturore dhe sferën e sigurisë gjithashtu", duke e quajtur paktin "me të vërtetë një dokument përparimtar".

Putin tha se stërvitjet e përbashkëta që përfshijnë Shtetet e Bashkuara, Korenë e Jugut dhe Japoninë ishin "armiqësore" ndaj Koresë së Veriut, duke e karakterizuar politikën e SHBA si "konfrontuese".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy