Debati për Kushtetuesen/Soreca apel palëve politike: Gjeni rrugën e dialogut

Debati për Kushtetuesen/Soreca apel palëve politike: Gjeni rrugën e dialogut

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka reaguar për lëmshin e krijuar rreth Gjykatës Kushtetuese. Soreca në një deklaratë nga Kuvendi i Shqipërisë tha se poltika duhet të gjejë rrugën e dialogut dhe të lë mënjanë debatin për Gjykatë Kushtetuese.

“E gjitha që duhet të bëjë Shqipëria është zbatimi i reformës në drejtësi”, kështu u përgjigj ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, teksa u pyet se si mund të zgjidhet konflikti mes Presidentit dhe Kryeministrit për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

 “Është e rëndësishme që ky konflikt duhet të zgjidhet në zbatim të ligjit dhe të gjitha institucionet shqiptare duhet të bëhen bashkë dhe të gjejnë zgjidhjen për këtë konflikt. Jemi këtu për të dhënë asistencë teknike dhe në të njëjtën kohë e kemi të qartë rëndësinë e implementimit të reformës në sistemin e drejtësisë. E gjitha që duhet të bëjë Shqipëria është zbatimi i reformës në drejtësi”, tha Soreca.

Deklaratat e tij ambasadori i BE-së, Luigi Soreca i bëri ndërsa ishte prezent në hapjen e Shkollës së Integrimit Europian, në Tiranë.

Më herët ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, duke sjellë deklaratat e Macron, Soreca u shpreh i gatshëm për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, nëse implementohen kushtet e vendosura nga Europa.

“Është diskutuar shumë këto vite në Bruksel dhe në nivel të lartë se shumë njerëz kanë zbuluar vlerat në termat e sigurisë, duke qenë edhe më shumë të përfshirë. Nënvizoj atë që ka thënë Macron, nëse zbatoni implementoni kushtet që ka thënë BE unë jam gati të hap negociatat. Një nga këto kushte është Reforma në Drejtësi, forcimi i kufijve pra reforma territoriale. Reforma në Drejtësi do të japë rezultate disa muaj më vonë kur të implementohet si paketë e plotë”, tha Soreca.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy