Trump thotë se takimi me Kim Jong-un në 12 qershor në Singapor mund të shtyhet

Trump thotë se takimi me Kim Jong-un në 12 qershor në Singapor mund të shtyhet

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka thënë se një samit historik me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i paralajmëruar për muajin e ardhshëm, nuk mund të ndodhë.

Ai tha se Veriu duhet të plotësojë kushtet për samitin që të vazhdojë edhe nëse nuk do të ndodhë në datën e caktuar, kjo mund të ndodhë "më vonë".

Shefi i Shtëpisë së bardhë këto deklarata i bëri gjatë pritjes së presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in, në Uashington për të diskutuar rreth këtij samiti.

Por Trump nuk tha se cilat kushte i kishte vendosur SHBA për samitin, por i pyetur nga një gazetar rreth arsenalit bërthamor të Veriut, ai tha se duhet të bëhet "denuklearizimi".

Samiti i 12 qershorit do të zhvillohet në Singapor, por ai i paraprin një tjetër takimi mes të dy liderëve koreanë në prill.

Koreja e Veriut pritet të shpërbëjë një vend testimi bërthamor këtë javë dhe ky mund të ishte një vendim i mirë, por prishja mund të vonohet nga moti i keq.

Javën e kaluar, Koreja Veriore kishte paralajmëruar se mund të anulojë samitin nëse SHBA-të këmbëngulin në heqjen dorë të armëve bërthamore në mënyrë të njëanshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy