Agjendat e ndara të Kurtit dhe Osmanit në SHBA/ Ramabaja: Në unison. Rritje e fushatës për njohjen e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar (VIDEO)

Agjendat e ndara të Kurtit dhe Osmanit në SHBA/ Ramabaja: Në unison. Rritje e fushatës për njohjen e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar (VIDEO)

Dy udhëheqësit e institucioneve qendrore të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë ndarë agjendat e tyre gjatë javës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Teksa aludohet se diplomacia e të dyve nuk duket se po bëhet në një linjë, një mendim të tillë nuk e përkrah analisti, prof. Sadri Ramabaja.

Për “MCN live” ai shprehet se përkundrazi, takimet kanë qenë në unison me qëllim rritjen e fushatës për njohjen ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

Sesioni i radhë i OKB-së në këtë vjeshtë, i dha një mundësi të mirë ekipit të funksionarëve të lartë të Republikës së Kosovës, mundësi të mirë për të zhvilluar aktivitete të ngjeshura diplomatike të cilat kishin munguar për disa muaj.

Atje ishte ekipi që janë përgjegjësi në rrafshin kushtetues për politikën e jashtë, ishte Presidentja, Kryeministri dhe ministrja e Jashtme. Ata kanë punuar kësaj radhe në unison të plotë dhe të koordinuar mirë, jo për hesape të veta, për llogari të interesit nacional.

Ky koordinim është rrefkëtuar mirë. Presidentja pati takim me presidentin amerikan Joe Biden dhe të dy drejtuesit tjerë zhvilluar takime të shumta me personalitetet, qoftë të politikes amerikane, qoftë me delegacione të shteteve të ndryshme, me theks me shtetet të cilat e ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës dhe që kanë mundësi që të lëvizin ë këtë drejtim, sidomos pas zgjedhjeve të 9 nëntorit në SHBA.

Për prof.Ramabaja, nga këto takime është marrë garanci për realizimin dhe përmbylljen e Marrëveshjes së Brukselit në të mirë të dialogut mes dy vendeve.

Pas takimeve me përfaqësuesit ndërkombëtar, znj. Osmani dha një interviste për VOA dhe dha sinjale të qarta për dakordancë, një koordinim të plotë krucial për Kosovën, dhe duke qartë se ata kanë marrë garancinë te mira nga partneri ynë kryesor dhe takimet me O’Brien, dhe të tjerë që do të ndikojnë në rrjedhat e  zhvillimeve politike në Balllan, në një të ardhme te afërt janë të mirëseardhura.

Fakti se sërish është diskutuar për Marrëveshjen e Brukselit, flet për mua se ka një interesim të jashtëzakonshme për realizimin e saj dhe përmbylljen e procesit shekullor, rivalitetit mes shqiptarëve dhe serbeve pa një përplasje të re, siç kishim shenja që nga vit i kaluar, si një sprovë të theksuar të aneksimit të veriut të Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy