Ish-deputetja e LSI Silva Caka deklaroi se shumë shpejt do të dalin emra nga e djathta që janë përfshirë në aferën e inceneratorëve. Duke folur për MCN Live Caka tha se LSI nuk u përfshi në komisionin hetimor për inceneratorët ndonëse dispononte dokumente për aferën.
Një komision hetimor në rastin kur SPAK-u s’vepron në kohën e duhur nuk bën keq. Ajo që s’më ka ngrohur është farsa që bëhet me këto xhirot, shko në një komision hetimor, shko në tjetrin. Ka shumë dokumente dhe fakte. Mjafton kaq që qytetarët ta kuptojnë se çfarë ka ndodhur. Ka një problem. Mos harrojmë që ka qenë LSI që ka depozituar paditë. Të mos ketë LSI një anëtar në këtë komision, kur ne disponojmë shumë dokumente që komisioni nuk i ka, e shoh dashakeqe nga ata që kanë uzurpuar PD. Petrit Vasili ka bërë të ditur një komunikim që ka patur me z.Rrushaj, ku Vasili i thotë ne duhet patjetër të marrim pjesë në komision. Nuk është marrë në konsideratë kërkesa. Njerëzit e Bashës kërkojnë të marrin një vëmendje, por nuk merret vëmendje duke i bërë fresk njërit dhe duke i rënë tjetrit”, tha Caka.
Bashkëpunimi është i dukshëm për të gjithë. Në dokumente ka njerëz që kanë firmosur, s’e kemi thënë kot shihni mirë se ka edhe majtas dhe djathtas. Tirana është një masakër lidhur me abuzimet e fondeve. Akoma s’e kuptoj pse çështja nuk bashkohet. Ne deri tani kemi nxjerrë ato të mazhorancës dhe ia kemi lënë drejtësisë të nxjerrë pjesën tjetër. Faktet e reja adresohen te Rama, Veliaj, Bllako, Agaçi, Subashi dhe emra të tjerë”, shtoi ish-deputetja e LSI.



